

Ajo mund të mos ketë ndonjë film për të promovuar por pasanikja Paris Hilton ka qenë një nga femrat më të komentuara në festivalin e filmit në Kanë.
31 vjeçarja e cila u fotografua bashkë me të dashurin 21 vjeçar, modelin spanjoll River Viiperi kanë festuar 1 vjetorin e lidhjes së tyre.
Gjatë festës ata u fotografuan edhe në poza intime, por në një party të organizuar enkas për përvjetorin Paris u pa e veshur me të zeza me njërin krah jashtë, teksa shoqërohej nga i dashuri.
Gjatë urimit të tij në Twitter River shkruan, “Gëzuar 1 vjetorin e bukura, e dashura, perfektja, vajza më e ëmbël në planet. E dashura ime, gruaja ime e ardhshme, jeta ime. Biondja ime mahnitëse @ParisHilton #1Year #4Life”.
Me këtë postim nisën të përhapen zërat se çifti ka filluar të mendojë për martesë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





