Transmetuar më 19-05-2013, 13:28

Vlorë, 19 maj 2013, NOA.al- Vetëm një ditë pasi Edi Rama prezantoi veten si kandidat për deputetë, Kryeministri Sali Berisha u ndal në qytetin e Vlorës në një bashkëbisedim me gazetarët nga ku deklaroi Edi Rama i ka ofenduar vlonjatët në momentet që u ka thënë të izoluar.

Në këtë linjë ai theksoi se qytetarët nuk mund të jenë të izoluar kur lëvizin lirshëm, duke theksuar se ata që e ndiejnë veten të izoluar le të mos e votojnë Saliun, ndërsa shtoi se mund të ketë vlonjate të varfër por jo të izoluar.

Referuar kandidimit të kryesocialistit në Vlorë ai theksoi se Edi Rama në Vlorë nuk erdhi vetë, por e solli Koço Kokëdhima, ndërsa e akuzoi se nuk ka program.

Sa i përket kandidaturës së Arben Malaj si i pavarur në qytetin bregdetar, ai theksoi se nga demokratët nuk do të marrë asnjë votë, por vlerësoi qëndrimin e tij konstant pro integrimit.

Gjatë fjalës së tij siç raporton Noa.al ai tha se qyteti i Vlorës ka thithur investimet më të shumta të huaja.

Berisha vlerësoi potencialet e mëdha turistike, duke theksuar se do bëhet gjithçka për të përmirësuar infrastrukturën rrugore.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit