

Të rinjtë shqiptarë nga fshati Dukagjin që mbaheshin peng nga një shtetas grek, me pretendimin se i kishin vjedhur shtëpinë janë arratisur sot paradite.
Personeli i ambasadës shqiptare në Greqi konfirmon se, pengjet që mbaheshin në zonën e Kanjas, Kretë janë arratisur dhe po lëvizin në drejtim të qytetit të Iraklias.
Klodian Marku, Fatjon, Mark dhe Kristian Rregalla ishin marrë peng, pasi sipas pronarit grek ata i kishin grabitur të hollat, raporton Noa.al.
Grekët në këmbim të lirimit kërkonin 25 mijë euro, në të kundërt kërcënonin se do t’i ekzekutonin.o.k/noa.al
Greqi, mbahen peng 4 shqiptarë pasi një pronar i akuzon për vjedhje
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





