

Personat të cilat kanë probleme me shikimin janë më të prirë të vdesin në moshë më të re.
Studiuesit australianë kanë analizuar mbi tre mijë persona të cilët nga mosha 50 vjeçare kanë shfaqur shenja të problemeve me shikimin. Rezultatet e studimit kanë treguar se ata kanë pasur një rrezik prej rreth 35 për qind më të rritur për të vdekur në 13 vitet e ardhshme.
Rezultatet nuk kanë treguar ndonjë lidhje shkak-pasojë, por studiuesit mendojnë se problemet me pamjen shtojnë gjasat për dëmtime fizike si dhe izolim shoqëror.
Personat e tillë po ashtu janë më ngurues të vizitojnë mjekun me rregull, që përkeqëson shëndetin e tyre dhe i bën ata më të rrezikuar ndaj problemeve vdekjeprurëse.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





