Transmetuar më 19-05-2013, 11:40

Tiranë, NOA.al – Partia Socialiste zhvillon sot dhe nesër Konventën e saj kombëtare Zgjedhore. E konceptuar si në formën e një spektakli në këtë Konventë do të prezantohen sot kandidatët për deputetë, si dhe nga një jetëshkrim i shkurtër për ta, ndërsa të hënën kryetari socialist do të paraqesë programin politik të PS-së.

Një nga figurat historike të PS-së, ish-deputet socialist, shkrimtari i njohur Dritëro Agolli e përshëndeti Konventën me një letër, ku vinte në dukej nevojën për rrotacion dhe fitoren e opozitës së bashkuar më 23 qershor.

Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani në fjalën e tij në Konventë tha se, kërkohet dinamikë qeverisëse, rotacion qeverisës. “Një situatë të tillë kritike mund të kapërcejë vetëm një koalicion i gjerë”, tha Meidani, citon Noa.al.

Shqipëria ka nevojë për një politikë tjetër, integrimi i saj evropian ka nevojë për një politikë bashkëvepruese të të dy kaheve, vuri në dukje, ish-presidenti.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokracia Socialis tha se, “duhet t’i japim Shqipërisë ndryshim cilësor.” Sipas Milos, kjo konventë nuk është thjesht një manifestim zgjedhor që e bëjmë në prag të fushatës. Është përpjekje që ëndrrat dhe aspiratat e shqiptarëve të gjejnë realizim të plotë. Ekipi ynë do jetë i ndryshëm. Kjo konventë hap rrugën e suksesit tone. Nuk ka rrugë tjetër vetëm ai ajo e fitores së opozitës”, theksoi Milo.

Spartak Ngjela, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi tha se, 23 qershori është beteja më e madhe për shqiptarët që do të bëjë të mundur çlirimin e Shqipërisë nga totalitarizmi.

Ngjela theksoi se, qeveria e sotme është një bandë hajdutësh. “Shqipëria po përjeton një regjim që mbështet tek urrejtja dhe varfërimi i qytetarëve.”

Shqiptarët duhet të largojnë me votë diktatorin e fundit të Mesdheut, tha në fjalën e tij kryetari socialdemokrat, Skënder Gjinushi.

“Treni ynë me 37 vagona i kryesuar nga PS-ja konkurron me trenin me qymyr të Saliut i cili shkon drejt së shkuarës ndërsa treni ynë shkon drejt së ardhmes. Shqiptarët nuk duhet të ngatërrojnë trenat.” nënvizoi Gjnushi.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në fjalën e tij theksoi se çdo ditë po konsolidohet koalicioni i fitores së 23 qershorit. “Më 23 qershor shoqëria jonë është përpara sfidës për të realizuar ndryshimin e madh, për të bërë rrotacionin e domosdoshëm. Bashkimi i të majtës është një aksion politik, për misionar të së nesërmes., Shqipëria anëtare e NATO-s, Shqipëria faktor stabiliteti në rajon, Shqipëria që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian nuk mund t`ia lejojë vetes që të shkojë në zgjedhje me gjysmë KQZ. Të nisim pas 23 qershorit me një ritëm tjetër, me një vizion rrugëtimin e pandalshëm në rrugën drejt Europës. Pas 23 qershorit ne do të punojmë pËr të krijuar një shoqëri më të barabartë dhe më të drejtë për të gjithë. Për të garantuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, nënvizoi Meta.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit