

Thirrja për të ngrënë ushqim të shëndetshëm erdhi kur babai i saj, regjisori Bruce Paltrow, u diagnostikua me kancer, 15 vjet më parë.
Gwyneth Paltrow, e cila ka zënë kopertinën e revistës amerikane “Beach” për muajin maj, ka treguar se si sëmundja e babait të saj i ka hapur asaj sytë për t’u kujdesur për shëndetin. “Fillova të shikoj efektet e ushqimit kur babai u diagnostikua me kancer në fyt në vitin 1998. Nga atëherë fillova të shikoj për dietat kundër kancerit”, ka thënë ajo.
Bruce Paltrow vdiq në moshën 58 vjeçare pas përkeqësimit tw sëmundjes së kancerit dhe pneumonisë.
40 vjeçarja, e martuar me këngëtarin e grupit “Coldplay” Chris Martin dhe 2 fëmijët e tyre Apple dhe Moses, jetojnë duke ndjekur një dietë të rreptë ushqimore.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





