

Janë embrione të klonuara, që mund të përdoren si burim i qelizave staminale, me të cilat mund të krijohen zemra, muskujt, kockat, cipa që mbështjell trurin, apo të gjithë qelizat e trupit të njeriut. Studimi u publikua në revistën shkencore “Cell”.
Klonimi i embrioneve u arrit nga Universiteti i Oregonit, duke përdorur të njëjtat metoda, që sollën në jetë delen “Dolli” në Britaninë e Madhe, në vitin 1996. Ata zhvilluan embrionin deri në fazën e krijimit të rreth 150 qelizave, të mjaftueshme për t’u konsideruar embrionale.
Qeliza të lëkurës u morën tek një i rritur dhe informacioni genetik u vendos brenda një veze të dhuruar, të cilës i ishte hequr ADN-ja. Më pas përdoret energji elektrike, për të nxitur zhvillimin e vezës në një embrion.
Qelizat staminale shihen si shpresa për të ardhmen e mjekësisë, por ka dhe nga ata, që e kundërshtojnë përdorimin e tyre, me argumentin se embrionet, të krijuar në laborator ose jo, janë qenie njerëzore që do të rriten dhe pikërisht për këtë arsye, është e pamoralshme të kryen eksperimente me to.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





