

Në Kroaci zhvillohen sot zgjedhjet lokale, ku do të rinovohen 555 këshilla komunalë dhe 21 provincialë si edhe kryetarët e bashkive dhe provincave.
Këto zgjedhje, që zhvillohen 40 ditë përpara se vendi të bëhet zyrtarisht anëtar i Bashkimit Evropian, janë një test tepër i rëndësishëm për qeverinë socialdemokrate të kryeministrit, Zoran Milanoviç, i cili nuk po mundëson ende ringjalljen ekonomike të vendit, i futur në recesion për të katërtin vit radhazi.
Në Zagreb, favorit për fitimin e zgjedhjeve është kryetari aktual i bashkisë, Milan Bandiç, në pushtet që nga viti 2000, më parë si socialdemokrat dhe tani si i pavarur.
Në Split do të ketë një garë të fortë mes kandidatit socialdemokrat dhe atij konservator.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





