Transmetuar më 18-05-2013, 22:40

Transmetohet klipi me dinamikat e javës në krye të së cilës është krisja e marrëdhënies Elona-Ilir-Rikja. Mendimin e saj në lidhje me këtë raport e nis Elona. Ajo mendon se Iliri nuk duhet të përdorte atë lloj komunikimi me të sepse nuk mund ta pranojë. Ajo i referohet shprehjes : ”Do të djeg motorrin”. Ajo vazhdon me mendimin se Iliri e ka krjuar vetë këtë histori dhe ndihet shumë e sulmuar nga ai. Elona shprehet se e ka mbrojtur veten shumë mirë edhe pse e ka pasur të vështirë. Arjani, thotë Elonës, se Iliri i ka kërkuar falje dhe i ka kërkuar edhe ndihmë që ai të zgjidhte situatën. Sipas Arjanit, Elona i ka thënë zgjidhe vetë sepse ti e krijove, ndërkohë që ajo duhet ti ofronte ndihmën e saj. Elona sqaron se janë bërë disa veprime që nuk mund të kaloheshin me një “Më fal”.

Iliri jep variantin e tij në lidhje me raportin e tyre. Ai shpjegon se kishte vënë re një distancim mes Rikes dhe Elonës ndaj tij, aq më tepër edhe në momente që kishte nevojë. E gjithë ajo që kërkonte Iliri ishte të dinte nëse ky distancim kishte ardhur prej Rikes, gjë që ende nuk e ka kuptuar. Iliri thotë se nuk ka bërë asgjë për shoë, sepse vëmëndjen di ta marrë edhe në forma të tjera. Ai sqaron që distancimi mes tyre bëri që të njohë më mirë edhe banorët e tjerë duke qënë se janë javët e fundit. Ndërsa Rikja në lidhje me këtë histori thotë se ajo nuk ka qënë aspak shkak i distancimit të tyre. Mendimi i Anaidit në lidhje me raportin Ilir-Rike-Elona mendon se Iliri ka të tepruar faktin që kërkon të sprovojë shoqërinë. Ndërsa i vë faj Elonës, kur Iliri i ka kërkuar falje dhe ajo nuk e ka bërë. Shpendi mendon se Iliri ka pasur xhelozi për marrëdhënie Elona-Rike dhe ky është shkaku i krisjes së shoqërisë së tyre. Arjan Konomi në lidhje më këtë raport mendon se ka qënë Elona ajo që ishte xheloze për raportin e Ilirit me Riken, duke marrë shtysë edhe nga fakti që ajo nuk u shqetësua fare nga prishja e kësaj marrëdhënie. Elona sqaron se nuk është aspak e vërtetë një gjë të tillë dhe se ajo reagon sipas mënyrës së saj. Lidhur me këtë raport komenton edhe Joana. Ajo në lidhje direkte me Elonën, i thotë se doli parashikimi i Joanës të cilin e tha para se të dilte që shoqëria e tyre do të krisej.

Gjeni këtu, gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother Albania 6

Big Brother 6 është një prodhim i Digitalb dhe Top Channel

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit