Transmetuar më 18-05-2013, 22:00

Gjeni këtu, gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother Albania 6

Arbana hyn në studio dhe përshendet të gjithe publikun që është në studio si edhe spektatorët që e ndjekin përmes ekranit. Ajo bën me dije se sot në Big Brother do të diskutohen të gjitha bisedat dhe ngjarjet që kanë ndodhur në shëpi.

Arbana përshëndet opinionistin Arjan Konomi dhe menjëherë e pyet atë në lidhje me raportin Ilir – Rike – Elona. Arjani është i surprizuar nga krisja e shoqërisë së tyre.

Ai mendon që nuk është krisje e një shoqërie të vërtetë, por mendon që është bërë thjesht për të treguar që mund të luhet edhe vetëm, megjithatë kjo gjë do të diskutohet edhe në vijim.

Në lidhje me nominimet, opinionisti jep opinionet e tij në lidhje me banorët që janë ne nominim. Sipas Arjanit, Anaidi këtë javë është përpjekur të bëjë biseda normale në shtëpi dhe për të krijuar shoqëri në shtëpinë e Big Brother.

Për Riken opinionisti mendon se është një vajzë e çiltër dhe shumë femërore, por do ta shohë në një spektër më të gjërë, pasi nuk po jep aq sa mundet. Për Viganin nuk komenton shumë, por mendon që duhet të kishte edhe një mikrofon në shtëpi, pasi vetëm ka kënduar.

Për Eldorën, Arjani mendon se është shumë punëtore, por nuk di të japë një mendim. Ai shton se duhet ta shohim me një sy ndryshe për mesazhin që përcjell. Ndërsa për Ilirin, Arjani mendon se është një personazh kompleks, por pozitiv.

Ndonjëherë e tepron me humorin, duke kaluar në banalitet, por ky është origjinaliteti i tij dhe është shumë natyral. Ai vlerëson një shprehje të Ilirit i cili ka thënë: “Për çështje loje nuk i shkel principet e mia”.

Arbana përshëndetet me banorët e shtëpisë së Big Brother, të cilët nisin të këndojnë menjëherë këngën e Big Brother që ato kanë kompozuar enkas. Arbana i komplimenton banorët për këngën e mrekullueshme që ato kanë krijuar dhe thotë se ndihet shumë e emocionuar.

Arbana menjëherë pyet Eldorën për krahun e saj të cilin e ka krisur pasi bëri dush në tualet. Eldora thotë se është një diçka jo shqetësuese dhe ndihet shumë mirë dhe falënderon edhe Vëllain e Madh për përkujdesjen. Arbana menjëherë pyet banorët se si po kalojnë me miqësitë.

Iliri fillon të japë sqarime në lidhje me situatën. Anaidi ndërkohë thotë se java pa Joanën ka qënë e vrullshme dhe është fokusuar shumë te loja. Edhe për Shpendin java ka shkuar shumë mirë.

Arbana bën me dije për banorët se të nominuarit janë: Anaidi, Eldora, Iliri, Vigani dhe Rikja. Iliri thotë se nuk e priste nominimin ndërsa banorët e tjerë ishin të përgatitur për një gjë të tillë.

Gjeni këtu, gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother Albania 6

Big Brother 6 është një prodhim i Digitalb dhe Top Channel

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit