

Rreziku që momenti më i bukur në jetën e një çifti, lindja e një fëmije, të kthehet në fakt në një burim ankthi dhe depresioni, nuk është i përjashtuar. Prandaj, si meshkujt, ashtu edhe femrat, duhet të dinë ta shmangin siç duhet këtë fenomen të trishtuar dhe kaq të përhapur kohët e fundit. Ja disa këshilla praktike për shëndetin psikologjik të nënave të reja:
Për femrat
1. Reflektoni siç duhet mbi ndjenjat tuaja dhe mos i ndrydhni aspak. Zbulojini ato me paqen e mendjes dhe me një dialog paqësor e të relaksuar.
2. Pranoni ndryshimet në trupin tuaj, me kuptimin që t’i rikujtoni vetes shpesh faktin, se pas shtatzënisë, ju mund të ktheheni në formën tuaj të dikurshme.
3. Dieta duhet të jetë e balancuar jo vetëm për ju por edhe për të sapolindurin. Ruhuni nga dietat yndyrore, mund të komprometojnë suksesin e lindjes së fëmijës dhe shëndetin tuaj.
4. Kontrollet duhet të jenë të shpeshta. Sepse lindja, me të gjithë natyralitetin e saj, është një mekanizëm i komplikuar që kërkon vëmendje dhe monitorim. Edhe në një nivel psikologjik, nëse është e nevojshme.
5. Gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, rrethojeni veten me njerëz të cilët ju bëjnë të ndjeheni më mirë. Mbajini larg ata
që mund t’ju shkaktojnë stres dhe ankth.
6. Mos u ndjeni vetëm ju përgjegjëse për fëmijën e sapolindur, por gëzimin dhe dhimbjen, ndajeni me partnerin dhe familjarët e tjerë.
Për meshkujt.
1. Ju gjithmonë duhet të mbani mend se përgjegjësia ndaj fëmijës duhet të jetë e barabartë.
2. Faza përgatitore e femrës për lindjen dhe takimet me specialistët gjithashtu, duhet të ndahet edhe me ju.
3. Mos shkarkoni tek femra shtatzënë stresin tuaj. Edhe nëse ajo ka probleme.
4. Prania e babait gjatë lindjes së fëmijës mund të jetë e dobishme, por gjithmonë të jenë të dy për ta vendosur këtë.
e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





