

Berat, NOA.al – Partia Demokratike çeli zyrtarisht fushatën në qytetin e Beratit. Kryeministri Sali Berisha tha duke iu drejtuar qytetarëve se, në të gjithë përpjekjen tonë për zhvillimin e Shqipërisë, për integrimin e saj evropian, për punësimin e qytetarëve të saj, ne bazohemi tek besimi i pakufishëm, liritë tuaja, shpirt juaj punëtor.
Berisha analizoi më pas suksese e qeverisë së tij duke thënë se, u përgjysmua taksa e biznesit të vogël, u ul tatim fitimi i të ardhurave personale. “Në Berat bizneset u dyfishuan, sa erdhëm në pushtet filluam subvencionet për fermerët, kemi subvencionuar mbi 600 projekte të fermerëve të Beratit”, sqaroi kryeministri duke shtuar se, “nëpërmjet mbështetjes së bujqësisë ne krijuam dhjetëra mijëra vende punë të reja.”
Ndërtuam Shqipërinë turistike, Shqipërinë e bukurive, u rrit numri i të punësuarve në turizëm, tha kryeministri por pranoi se ka ende shumë gjëra që nuk shkojnë, bëri me dije Berisha, citon Noa.al.
“Rrugën se kemi bulevard, kemi të punë, kemi njerëz me halle, por rruga jonë është rruge ndershme, rruga e ndryshimit që se mohon dot asnjeri”, siguroi kryeministri.
Berisha premtoi edhe para beratasve se 4 vitet që vijnë Shqipëria do të thithë 6 miliard dollarë investime të huaja, me të cilat do të punësohen dhjetëra mijëra qytetarë. “Në rast se në Shqipëri turizmi do të rritet me 40 %, në Berat do të rritet me 400 %. Berati është krenaria e kombit me pasurinë kulturore”, tha Berisha.
Në vijim të premtimeve të tij, ai tha se do të punësojmë shqiptarët sepse ne e kemi provuar, projektet tona funksionojmë. Do të trefishohen subvencionet për fermerët, tha Kryeministri duke premtuar “165 milion dollarë subvencione”.
Alternativa tjetër është akuza, mohime, bllokime. “Është normale të kritikosh qeverinë, por është anormale të vish në Berat e të deklarosh se asnjë armik, pushtues nuk iu ka bërë ju atë që ju ka bërë kjo qeveri”, tha Berisha në Berat duke i quajtur deklaratat e rivalit politik “të frikshme.”o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





