










Miss-i i vitit me dy kurora dhe është vetëm 16 vjeçe. Kleoniki Delijorgji, e përzgjedhura e vitit 2012 si “Miss Shqipëria” e “Miss Globe”, rrëfen jetën e një vajze që i jep rëndësi kohës, dashurisë dhe ambicies për karrierë në modë e për të prekur sfilatat e “Victoria’s Secret”. Në këtë intervistë që publikoi Panorama, Niki zbulon sekretet e harmonisë shpirtërore dhe prioriteteve që ka në jetë jo si një vajzë thjesht e bukur. Niki, sapo ke realizuar një set sensual fotografish, duke u rikthyer në vëmendjen e publikut pas dy kurorave të bukurisë “Miss Shqipëria” e Miss Globe” vitin e kaluar. Aspiron tashmë botën e modës? Po, dhe fotot që kam realizuar me agjencinë “Bindi Model” janë bërë për një revistë dhe normalisht për book-un tim si modele. Je ende një miss në fuqi, si po e shijon këtë vit të veçantë për ty dhe çfarë ofertash ke marrë deri tani në fushën e modës? Patjetër që kam marrë disa oferta në fushën e modës, për të cilat nuk dua të flas konkretisht pa nënshkruar kontratë zyrtarisht me njërën prej tyre. Ka ndryshuar jeta jote tashmë si vajzë e shpallur më e bukura e vitit? Unë vazhdoj të bëj një jetë si moshataret e mia. Shkoj në shkollë, studioj dhe dal ndonjëherë në kohën e lirë. Cili është drejtimi që do të marrësh me studimet? “Fashion Design” ose Psikologji, por të them të drejtën nuk e kam zgjedhur ende. Je vetëm 16 vjeçe, po mund të na e zbulosh ambicien tënde më të madhe deri tani? T’i futem botës së modës. Për cilët stilistë dëshiron të sfilosh, cila është pasarela jote e ëndërruar? Do të doja të sfiloja për Karl Lagerfeld, Jean Paul Gaultier, Kenzon, Ferragamon. Por ëndrra ime është të sfiloj për Victoria’s Secret. Çfarë të tërheq te stili i tyre? Më pëlqen stili i gjithsecilit prej tyre dhe më duken klas. Përveç Victoria’s Secret, që është një ëndërr që kam dashur ta realizoja që e vogël. Ke tentuar të kontaktosh apo të nisësh procedurat e aplikimit? Duke qenë se jam vetëm 16 vjeçe dhe nuk është bërë ende një vit nga kurorëzimi im si “Miss Shqipëria”, nuk kam pasur kohën e mjaftueshme për të krijuar një album voluminoz me fotografi, në mënyrë që t’u bëj përshtypje firmave të këtij niveli. Por ky do të jetë angazhimi im këto kohë. Sa të rëndësishme e sheh ekzistencën e dashurisë në jetë, në këto moment që po flasim mund ta pohosh se je e dashuruar? Koha është e vlefshme dhe mundohem ta shfrytëzoj duke investuar për veten pa i dhënë rëndësi dashurisë, edhe pse mendoj se të gjithë ne s’do ishim asgjë pa dashurinë. Është bukuria kriter për ty edhe te meshkujt, i jep rëndësi bukurisë nëse do bëhej fjalë për partner? Bukuria e mashkullit është një plus, por nuk më tërheq një djalë që është i bukur, në qoftë se nuk ka gjëra të tjera për të më dhënë nga karakteri i tij.
Para pasqyrës ndihem e bukur, por edhe e shëmtuar Si do dëshiroje të ishte miss-i, së cilës do i pasosh kurorën këtë vit? Si unë, pasi mendoj që kam pak nga të gjitha (qesh). Bukuria nuk është e përjetshme dihet, po ti si kujdesesh për të ruajtur format ideale? Kështu funksionon metabolizmi im dhe nuk është se kujdesem për ushqimin, por konsumoj shumë fruta dhe sallata. Një miss zgjidhet e tillë për energjinë pozitive që transmeton, si e kuron ti shpirtin dhe mendjen? (Qesh) U jap rëndësi vetëm gjërave me vlerë, kjo është mënyra më e mirë. Para pasqyrës çfarë i thua vetes? Hmmm, varet. Ka ditë që i them vetes: “Je shumë e bukur Niki, je fantastike”, dhe ka ditë pastaj që i them vetes: “Pse je kaq e shëmtuar?!” (qesh) Frika jote më e madhe, cila është? Të humb njerëzit që dua më shumë. Marrëzia më e madhe që ke bërë? Shumë gjëra… (qesh) Marrëdhënia jote me paranë? Nuk i bëj vetë paratë, kështu që nuk kam marrëdhënie me to. Ëndrra më e shpeshtë që sheh? Karriera time.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





