Transmetuar më 18-05-2013, 18:58

Mes etheve të politikës demokristiane dhe "mallit" për Big Brother

Tashmë i ka hyrë politikës dhe po përjeton ethet parazgjedhore të 23 qershorit. E, si një finalist i “BB5”, Ermali në pozicionin e opinionistit të kësaj loje që e ka provuar dhe vetë, komenton në intervistën e mëposhtme që publikoi të shtunën gazeta Panorama, për lojën e banorëve të “BB6” çiftet e krijuara në shtëpi dhe cilët janë finalistët sipas tij. Loja e “BB6″ ka hyrë në një fazë të nxehtë, ti si po i sheh lojtarët nga jashtë? Është normale që tani loja ka hyrë në një fazë të nxehtë, sepse kanë mbetur dhe tri javë nga finalja. Secili tani po kalkulon të gjitha veprimet që ka bërë gjatë këtyre javëve dhe po fillon të luftojë fort, dikush mirë, dikush me strategji të pistë. Pra, është lojë e, si e tillë, të gjitha priten. Loja e kujt të duket vërtet e fortë brenda në shtëpi dhe cili prej banorëve shtiret? Të gjithë më duken të shtirur në lojë, për vetë faktin që kanë hyrë me sekrete. Ky fakt do të thotë që ata janë përgatitur që nga jashtë për atë çfarë do të bëjnë në shtëpi, duke e rregulluar dhe me situatat që do krijohen aty brenda. Për sa u përket djemve, duket se është krijuar një trekëndësh mes Anaidit, Ilirit dhe Shpendit. Ti si mendon, cili prej tyre ka strategjinë e duhur? Trekëndëshi mund të jetë krijuar për sytë e ne publikut që e ndjekim lojën nga jashtë, por aty brenda është ndryshe, sepse secili nga të tre djemtë në një farë mënyre do të ruajë veten e vet. Po hyrja e Rikes në shtëpi mendon se i çorientoi banorët, e ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve? Për mua, Rike ishte xholi si nga producentët, ashtu dhe nga banorët brenda. Pasi duke qenë se janë konsumuar me njëri-tjetrin, secili po mundohet ta përdorë atë në dobi të vetes së vet. Dhe për mua, Rike është thjesht xhol i djegur. Po për Elonën dhe Eldorën çfarë mendimi ke, cili është roli i njërës dhe tjetrës në shtëpi? Secila prej tyre ka rolin e vet. Nga njëra anë Elona që tregohet e fortë me atë heshtjen e saj dhe nuk qesh, gjë që unë mendoj se mund ta ketë dhe si një lloj mburoje që të mos u japë të tjerëve mundësi. Zakonisht kjo mënyrë e të shfaqurit të vetvetes u ndodh personave që kanë komplekse. Ndërsa Eldorën e dimë që ajo është e qetë, e thjeshtë, nuk para përzihet shpesh në debate. Është edhe fakti që ajo është sëmurë, por këtë gjë nuk duhet ta përdorë në viktimizimin e saj, që do të thotë të qëndrojë në heshtje. Po çiftet si i sheh, ke ndonjë koment për lidhjen Shpend-Eldora dhe Anaid-Joana, edhe pse Joana tashmë doli nga skena? Të dyja çiftet janë ndryshe nga njëri-tjetri. Anaidi dhe Joana ishin të dy persona që kishin ambicie në lojë. Të dy në raste të caktuara e përdornin njëri-tjetrin dhe jam i bindur që ishin të gatshëm të bënin gjithçka për të arritur te çmimi i madh. Ndërsa Shpendi me Eldorën në një farë mënyre ata po luajnë, duke qenë se Shpendi ka një moshë më të rritur nga banorët e tjerë. Kjo do të thotë që ai është më i kujdesshëm dhe kjo është një lloj mbrojtjeje për syrin e njerëzve që shohin nga ekrani. Si e prite eliminimin e Joanës nga loja, do të ndikojë kjo në lojën e Anaidit? Mund të them vetëm që më erdhi keq për Joanën, se e përdorën dhe e hodhën. Po simpatia dhe shprehja e ndjenjave që Iliri i ka shprehur Rikes, mendon se ka doza sinqeriteti, apo ai kërkon të krijojë një dyshe të fortë për të dominuar në këtë pjesë vendimtare të lojës? Iliri është personash simpatik, por ngaqë po vjen fundi i lojës, ka filluar të zbehet dhe për të rilindur prapë do që të bëjë këtë lëvizje me Riken. Por për mua do të ishte e gabuar nëse Iliri do bënte diçka të tillë. Iliri e ka kuptuar që xholi i lojës është Rikja e do ta përdorë, por e theksoj që do digjet kot. Jam i mendimit që, sa është në lojë, të mos krijojë një lidhje me Riken, e kur të dalë jashtë mund të bëjë çfarë të dojë. Ndërkohë parashikon ti ndonjë betejë mes Anaidit dhe Ilirit, se cili prej tyre mund ta ketë Riken në shtëpi? Rikes, përderisa ende nuk i dihet sekreti i saj, në thonjëza, ajo është mekanizmi i producentëve. Dhe asnjëri nga këta të dy nuk duhet të bëjë këtë lëvizje, sepse do u dalë një lëvizje e dështuar për mendimin tim. Sipas teje, cilët janë banorët që do të mund të prekin finalen, dhe kush mund ta fitojë këtë edicion të “Big Brother”? Banorët që do të mbërrijnë në finale, janë Iliri, Anaidi, Shpendi, Rikja dhe Eldora. Për të fituar s’e di, sepse është surprizë, gjithsesi mendoj që këtë vit “Big Brother-in” do e fitojë një femër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit