Transmetuar më 18-05-2013, 18:51

Ylli i popit botëror George Michael ka pësuar një aksident automobilistik në një autostradë në veri të Londrës, nga i cili fatmirësishtë është lënduar pak.

49 vjeçari, i cili fitoi famë si anëtar i grupit Wham në vitet e ’80-ta, është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi automjeti me të cilën po udhëtonte u aksidentua në një autostradë në veri të Londrës, informoi zëdhënësja e tij Connie Filippello.

“George Michael ishte duke udhëtuar në një nga automjetet e përfshirë në një aksident trafiku të premten në mbrëmje”, i tha ajo mediave.

Ndërsa i dashuri i këngëtarit, Fadi Fawaz tha se ishte shqetësuar shumë kur mësoi për aksidentin, por mësoi se Geoerge është shumë mirë,

Britaniku po trajtohet në spital për disa gërvishtje të lehta. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit