

Kryeministri serb, njëkohësisht ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç deklaroi sot se, nëse Serbia kërkonte një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, atëherë ajo duhej të binte dakord për një planzbatim të pikave të marrëveshjes së arritur me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve.
"Plani mund të fillojë javën e ardhshme", deklaroi Daçiç, në përgjigjen ndaj pyetjes së një gazetari për takimin me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel, më 21 maj.
"Askush nuk pret që marrëveshja të zbatohet për 15 ditët e ardhshme, por pika të saj që përcaktojnë kur dhe si ajo do të zbatohet, mund të fillojnë javën e ardhshme", theksoi ai.
Daçiç nënvizoi se Serbia kërkon një marrëveshje dhe se nuk do të ishte mirë që, pas nënshkrimit të saj, dy palët të mos binin dakord me një plan zbatimi.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





