Transmetuar më 19-05-2013, 18:00

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

 E Hënë, 20 Maj 2013

Dashi

Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë plot me mundësi për ata që punojnë si të punësuar të të tjerëve. Ndërsa sfera profesionale premton krijimtari, entuziazëm dhe iniciativë. Aktivitetet e preferuara, ato që lidhen me botën e kulturës, artit dhe bukurisë. Hëna gjithashtu synon të hedhë dritën e vet në sferën e shëndetësisë. Në qoftë se ju doni t’i nënshtrohen kujdesit parandalues ​​për ta mbajtur veten në formë të mirë dhe për të bërë një check-up, kjo është dita e duhur.

Moti i shkëlqyer për sot. Yjet mirëdashëse ndaj jush do t’ju bëjnë që të përfitoni në zyrë, në shkollë dhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Ndjenjat janë sërish në plan të parë. Për çiftet e konsoliduara, kjo është një kohë e mirë për t’u martuar. Dhe të jesh i martuar nuk është një objektiv i lindur, por në fakt, një vendim që ju e ndërmerrni kur jeni të bindur. Dhe kur duhet vërtet që ta ndërmerrni.

Dita e sotme ju fal mjaft përfitime nëse jeni studentë, por edhe nëse jeni të angazhuar në aktivitete të cilat lidhen me botën e kulturës. Kjo përfshin, për shembull, kontaktet interesante, mundësitë për rinovim ose oferta të papritura për përmirësimin e atyre ekzistueseve. Njohuri të reja,  në mjedise ku lëviz një ajër, kulturë dhe një sens i lartë krijimtarie. Vendoseni entuziazmin tuaj në çdo gjë që ju bëni sot. Sikundër, nuk duhet të prisni që çdo gjë t’ju zbresë nga qielli. Mos u ndalni që në pengesën e parë.

Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, parashikon lëvizje në vendin tuaj të punës. Ju mund të mbani jashtë vetes disa aspekte të karakterit tuaj. Duke lënë brenda tij, vetëm levat për të lëvizur. Ndërsa frika e atyre që bashkëpunojnë me ju, shfaqet si një avantazh i qartë për të gjithë. Perspektiva më shumë se interesante për udhëtarët dhe për ata që duan të thellohen në çështje kulturore, të denja për shënime.

Ecni përpara në negociatat e biznesit, lëvizjet, investimet, pse jo, edhe spekulimet. Teksa një problem i vogël  profesional ose financiar, duket më i lehtë se sa pritej prej jush. Me qetësi, jeni duke studiuar planet tuaja për rinovim. Jini më të vendosur dhe flisni atëherë kur ndjeni se do të jeni të gatshëm, që ju të veproni me nxitim dhe guxim.

Java nis me një fillim produktiv dhe dinamik të aktivitetit tuaj. Paqe e mendjes, dhe lavdërime të merituara. Do të jeni të përgatitur për të punuar me forcë dhe vendosmëri, duke e mbrojtur veten në jetën e shoqërisë. Më shumë gjasa që ju të ndiheni edhe më romantikë apo të prirur për të plotësuar dëshirat e vogla të partnerit tuaj. Mirëkuptim i mirë me të gjithë, por sidomos me Demin.

Puna dhe shkolla shkon pa probleme. Nuk ka pengesa për Peshoren në garën drejt një karriere premtuese dhe të merituar. Mbështeteni nga një ekuilibër i fortë mes ndërgjegjes dhe arsyes, sikundër keni edhe një ambicie të strukturuar mirë, por edhe inteligjencë e gjallëri. Të gjitha këto, ju sugjerojnë mënyra të reja për të shprehur veten, mprehtësi verbuese dhe sukses në aktivitetet që lidhen me kulturën dhe tregtinë. Aftësia për të formuar shoqata, si edhe për të bërë marketing me disa miq.

Miqësitë janë ende në plan të parë gjatë ditës së sotme, duke ju sjellë një ndihmë të konsiderueshme, por edhe kontribut në të njëjtën kohë, për ta përmirësuar akoma më shumë jetën tuaj. Ju jeni të pajisur me energji të mjaftueshme për të kërkuar një autonomi të caktuar të gjykimit dhe për të shkëlqyer me konceptet tuaja teksa i shfaqni ato. Ka shumë interesa që dështojnë teksa tentojnë për të kapur vëmendjen tuaj. Ndajini të gjitha me njerëzit që ju duan.

Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, gjatë ditës së sotme, flet për një Hënë që shfaqet në  shtëpinë e dhjetë, e cila ju shoqëron me më shumë ambicie dhe ju nxit në të njëjtën kohë që ta merrni jetën dhe profesionin tuaj me më shumë aftësi dhe më pak arrogance. Dita e drejtë për të parë rezultatet e asaj që ju keni bërë deri më tani. Diplomacia dhe mirësjellje në trajtimin me kolegët dhe bashkë-punëtorët, do ta bëjnë më të lehtë për të punuar si një ekip.

Dashuria, udhëtimi dhe takimet, kënaqin sot orekset momentale tuajat. Por që do të pasurohen më pas nga një humor romantik dhe plot pasion. Janë pikërisht këto gjëra që do të karakterizojnë ditën e parë të javës. Idetë bujare tuaja, do të testohen. Aspekti i punës? Asgjë nuk e pengon suksesin e biznesit tuaj ose testimet në fushën studimore.

Klima në vendin e punës dhe në shkollë, gjatë ditës së sotme është dinamike dhe premtuese. Edhe yjet janë të pëlqyeshëm për të mbështetur testet në fushën tuaj studimore, apo takimet e biznesit, duke shënuar një rritje të shijeve tuaja. Nëse ju e keni tashmë një biznes apo dëshironi që të zhvilloni biznese të reja, duket se sot ka për të funksionuar. Provimet e shkollave, sot do të bëhen më të lehta. Rinovim dhe progres, në të gjitha fushat.

Në vendin tuaj të punës, kjo e sotmja ka për të qenë një ditë

në të cilën ju duhet të bëni plane afatgjata, sepse nuk mund të mbështeteni gjithsesi në zgjedhjet e menjëhershme. Në zyrë, në shkollë dhe në shtëpi, duhet t’i shmangni temat që flasin për çështje të parëndësishme. Ju mund të përfshiheni në një spirale të akuzave dhe kundër-akuzave. Të cilat në fakt, do të mërzitnin edhe marrëdhëniet më të qeta.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology

HOROSKOPI 2013

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit