Transmetuar më 18-05-2013, 18:21

Vlorë, NOA.al- Duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Vlorës, ku do të prezantohet si kandidat për deputet kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i pyetur nga gazetarët për situatën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve tha se, nuk e kemi fare problem KQZ.”

Sipas tij, KQZ shumë mirë do të ishte institucion siç e parashikon Kodi Zgjedhor, jo organizatë partie. “Nëse Berisha e do le ta mbajë. Kështu siç është përbën problem të madh për procesin, largqoftë të përfshihet në manipulim të rezultatit, pasi duhet të shohim përballje të regjimit në Tiranë me popullin shqiptar. Nëse duan ta riformatojnë jemi gati nuk kemi kundërshtim”, theksoi Rama.

Siç bën të ditur Noa.al, Rama interesit të gazetarëve për një debat të mundshëm televiziv me kryeministrin Berisha tha se, “shqiptarët meritojnë të ndjekin një debat mes kryeministrit në ikje që prej 8 vitesh po e rrënon Shqipërinë, dhe meje, me programin e Rilindjes. Mbetem unë që kryeministri t’i përgjigjet ftesës dhe ai nuk ka asnjë mundësi t’i ikë kësaj ftese duke bërë barcaleta banale. Ftesën për debat kryeministri e ka prej një viti, dhe spërdredhjet si ngjalë janë të kota.”

Po ashtu gazetarët kanë pyetur Ramën edhe për Vlorën, qytetin kua ai kandidon si deputet. “Bashkia pa qeverinë nuk bën dot asgjë. Bashkia kur qeveria e bllokon, mbetet në kushtet e një kalaje të rrethuar, ky ka qenë rasti dhe për Vlorën. Vlora nuk ka marrë financime për një qytet dhe përmasa që ka ky qark as në kohën e socialistëve, sot Vlora vuan braktisjen e gjatë nga qeveritë. Nuk e harroj se pak ditë para 100 vjetorit qeveria preku fondin e Bashkisë për shëtitoren dhe nuk e la të përfundojë për 100 vjetor. Kjo është arsyeja pse Vlora dhe qytetet e Shqipërisë janë në këtë gjendje janë 8 vjet që bllokohen”, nënvizoi kryesocialisti. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit