

Degët e Teknologjisë së Informacionit dhe ato të hoteleri- turizmit janë të kërkueshme në tregun e punës, konfirmon Ministria e Arsimit.
Të dhënat tregojnë se disa profile si degët e ndërtimit, pyjeve, veterinaria po bëhen gjithnjë e më pak të preferuara nga nxënësit. Si pasojë e fluksit në degët e Teknologjisë së Informacionit dhe hoteleri turizmit, drejtuesit e shkollave profesionale do të vendosin kritere të reja në pranimin e nxënësve për vitin e ardhshëm shkollor.
Sipas MASH, rreth 80 për qind e nxënësve që kanë mbaruar shkollat profesionale në Shqipëri, janë të punësuar. Edhe pas rritjes me 23% të numrit të nxënësve në sistemin arsimor profesional, niveli arsimor nuk është i kënaqshëm.
Për stimulimin e arsimit profesional, Ministria e Arsimit ka vendosur që pas mbarimit të arsimit bazë, të gjithë nxënësit që ndjekin arsimin profesional, do të kenë mundësi të vetëpunësohen. Ata do të mbështeten me grante e kredi në mënyrë që të hapin bizneset e tyre.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





