Transmetuar më 18-05-2013, 16:57

Prishtinë, NOA.al – Takimi i sotëm në Bruksel është vlerësuar si takim konstruktiv. Kështu është shprehur shefi i ekipit serb në bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë, Dejan Paviçeviç.

Ai ka thënë se takimi ka qenë pozitiv për të  dyja palët. “Tani për tani nuk është arritur asgjë konkrete, por ka pasur përparim dhe mendoj se është e mundur që të arrihet marrëveshje, por ka ende disa gjëra që duhet të bisedohen”, ka thënë Paviçeviç, raporton korrespondentja e Noa.al.

Në raundin ku janë diskutuar telekomunikacioni dhe energjetika nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete. Por,  Paviçeviç ka vlerësuar se në takim janë kthyer ato pika që konsideroheshin të vdekura.

“Është folur për shumë gjëra, janë shumë çështje komplekse dhe ato që janë të lidhura për

telekomunikacion, si funksionimi i telefonisë fikse dhe mobil, por edhe në energjetikë, siç është distribucioni”, është shprehur ai.

Kosova dhe Serbia po negociojnë që dy vjet në kuadër te dialogut teknik, kurse në nivel kryeministrash është arritur vetëm një marrëveshje për të cilën ende të dyja vendet nuk janë marrë vesh rreth zbatimit të saj. Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri./t.k/o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit