Transmetuar më 18-05-2013, 16:37

Ylli i futbollit David Beckham, i cili do t’i thotë sonte në mbrëmje lamtumirë karrierës 21 vjeçare si lojtar në një ndeshje që Paris Saint German do të luajë me Brest ka zgjedhur një palë këpucë të personalizuar.

Gazeta britanike Daily Mail shkruan se, këpucët me dizajn patriotik janë prodhuar nga Adidas dhe janë ideuar nga Predator LZ.

Në to janë shkruar edhe emrat e fëmijë të futbollistit legjendar Romeo, Brooklyn, Cruz e Harper dhe në thembër 3 numrat e përzgjedhur prej tij, numrat që ka mbajtur në fanellat e tij, 7, 23 dhe 32.

o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit