Transmetuar më 18-05-2013, 14:55

Në krahasim me meshkujt, të cilët para se të pësojnë sulm në zemër, ndiejnë dhembje të forta në gjoks, shumica e femrave pësojnë infarkt gjatë kohës së menopauzës.

Pra, femrat kanë simptoma krejt tjera. Sipas një studimi, sëmundjet e zemrës vrasin dhjetë herë më shumë femra se kanceri i gjirit. Pra, ky është shkaku numër një i vdekjes te femrat. Sipas “American Heart Association”, janë 80 milionë pacientë, të cilët jetojnë me sëmundje të zemrës, kurse 52% e tyre janë femra.

Shenjat e pësimit të sulmit në zemër te femrat në menopauzë janë të përgjithshme dhe lehtë mund të mos merren seriozisht, madje një numër i madh i tyre as që shkojnë tek mjeku.

Gjithë kjo vërteton shifrat se më shumë ka vdekje të femrave nga sulmi në zemër sesa ka meshkuj, apo vdekje nga ndonjë sëmundje tjetër. Simptomat janë dhimbjet në qafë, nofulla apo stomak.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit