Transmetuar më 18-05-2013, 14:43

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u prit sot në një takim nga Papa Françesku,  në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

"Gjatë takimit u rikujtua gjuha historike e marrëdhënieve mes Selisë së Shenjte dhe Gjermanisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët ku përfshiheshin situata sociale dhe politike, ekonomike dhe fetare në Evropë dhe në të gjithë Botën", njoftoi Vatikani përmes një komunikate për mediat.

"Gjatë takimi u trajtuan në veçanti temat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të persekutimit të të krishterëve, ajo e lirisë fetare dhe e bashkëpunimit ndërkombëtar në favor të paqes", sipas komunikatës së Vatikanit. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit