

Eva Longoria duke se është e gatshme të dashurohet sërish. Ish ylli i serialit “Shtëpiake të dëshpëruara” kohët e fundit ka qënë producente e spektaklit që merret me takime dashurie “Ready for Love”, i cili paska ndikuar për mirë për bukuroshen.
Pavarësisht zërave në media se ajo ka një lidhje dashurore me Ernesto Arguello, Longoria mohon se ka pasur ndonjë takim romantik me Arguello.
Për revistën ‘Extra’ ajo deklaroi se mezi pret të rehatohet me mashkullin e duhur. “Gjithmonë jam e gatshme për dashuri. Në të vërtetë, jam e gatshme për dashuri me këdo, sepse jam e lidhur me këdo”, mësohet të ketë thënë ajo, për të shtuar se njerëzit vazhdimisht bëjnë supozime për jetën e saj intime, por thotë se ata e kanë gabim.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





