Transmetuar më 18-05-2013, 13:39

Tiranë, NOA.al – Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politikë e të gjitha gjeneratave, por veçanërisht e rinisë, tha kryetari Ilir Meta në një takim në Njësinë bashkiakë 3 në Tiranë.

Madje edhe slogani i fushatës së LSI, “Të Ecim më Shpejt” është propozuar nga Lëvizja Rinore për Integrim, e cila sipas Metës, “është adrenalina e LSI-së për të fituar të gjitha sfidat.”

Kryetari i LSI-së tha se, punësimi është prioritet i LSI, duke shpalosur platformën elektorale që ka si angazhim të veçantë punësimin e të rinjve. “Punësimi është prioritet i LSI-së. Në platformën elektorale për 4 vitet e qeverisjes së ardhshme e në mënyrë të veçantë, punësimi i të rinjve dhe të rejave është prioriteti dhe angazhimi më i madh dhe i rëndësishëm. LSI-ja synon një model të ri të ekonomik që bazohet te prodhimi dhe të aftësia për të eksportuar si baza kryesore për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe punësim të qëndrueshëm. Dhe në themel të këtij angazhimi për këtë model të ri ekonomik qëndron mbështetja dhe formimi profesional i të rinjve në mënyrë që ata të punësohen në këto sektorë kyç për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit”, vijoi mes të tjerash ai, citon Noa.al.

Meta u shpreh se, në programin elektoral i kushtohet një rëndësi e veçantë formimit profesional të të rinjve dhe të rejave për të gjetur punën e parë në jetën e tyre. “Ne

angazhohemi si LSI në mënyrë që qeveria të përballojë një pjesë të pagës për çdo të ri dhe të re që nuk e ka formimin e duhur profesional për të gjetur vendin e parë të punës nga tre deri në gjashtë muajt e parë në mënyrë që të lehtësojmë kostot e bizneseve, të cilat kanë nevojë për vende të reja pune”, bëri të ditur ai.

Punësimi i grave mbetet një prioritet i veçantë i LSI-së, që sipas kryetarit të saj “ka qenë e para forcë politike që i ka qëndruar pranë biznesit fason si biznesi më i madh punëdhënës në të gjithë vendin.

Meta theksoi se, angazhimi i të rinjve dhe të rejave jo vetëm në listën e kandidatëve për deputet, por edhe në parlamentin e ardhshëm, qeverisjen e ardhshme është garancia se të rinjtë do të kenë një rol të rëndësishëm udhëheqjeje në qeverisjen e ardhshme. “Ne e dimë se ende njësia juaj ka probleme të rëndësishme, ka probleme të zvarritura dhe të pazgjidhura siç është edhe çështja e legalizimeve ku burokraci pas burokracisë e kanë bërë të pamundur marrjen e certifikatës së pronësisë. Ne garantojmë zbatimin e ligjit dhe dhënien e certifikatës së pronësisë, duke u dhënë fund sorollatjeve 8-vjeçare të bëra deri tani nga PD”, përfundoi fjalën e tij në takimin elektoral në Njësinë 3, në kryeqytet.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit