

Korçë, 18 maj 2013, NOA – Një 23-vjeçare ka vendosur tu jap fund shqetësimeve që i vinin nga ish i dashuri në rrjetin social Facebook duke e denoncuar atë në polici. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vreshtas të Korçës. Vajza me inicialet E. Ç ka paditur te forcat e rendit 29-vjeçarin me inicialet R.G, banues në fshatin Podgorie, raporton noa.al.
Vajza ka deklaruar se prej 5 muajsh ndjehej e bezdisur nga mesazhet e 29-vjeçarit. Veç mesazheve në Facebook, i riu e bezdiste shpesh vajzën dhe në telefon. Shkak i përndjekjes që 29-vjeçari i bënte vajzës ishte prishja e lidhjes intime që kishin pasur një vit më parë.
Pas denoncimit, ndaj R.G ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Sipas policisë ai akuzohet për veprën penale të përndjekjes.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





