Transmetuar më 18-05-2013, 11:12

Tiranë, 18 maj 2013, NOA – Vdekja e një 56-vjeçari, e raportuar nga të afërmit si vetëvrasje, rezulton të ketë qenë një krim në familje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Valias të Tiranës. Rasim Leka ka humbur jetën i qëlluar me armë zjarri,  ndërsa autori i ngjarjes është djali i tij E. Leka.

Gjatë mbrëmjes së djeshme familjarët deklaruan se 56-vjeçari humbi jetën pasi u vetëqëllua me armë, ndërsa ishte në gjendje të dehur. Por hetimet e policisë kanë ngritur dyshime se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që ka ndodhur mes Rasim Lekës dhe djalit të tij.

Rasim Leka ka mbërritur i dehur në banesë dhe është konfliktuar me djalin. Pas debateve, djali ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi të atin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. E pranishme në ngjarje ka qenë dhe motra e 56-vjeçarit Rasim Leka.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit