Transmetuar më 18-05-2013, 10:38

Pas provave për avionët ushtarakë pa pilotë, kompanitë ajrore janë duke bërë prova për hedhjen në treg të një avioni pasagjeresh që të drejtohet në mënyrë automatike nga qendrat e komandimit.

Ende bëhet fjalë për një projekt që nuk ka marrë miratimin e qeverive. Modeli i parë i këtij lloji avioni pa pilot quhet “Jetstream” ose “The Flying Test Bed”. Avioni ka sensorët më të fuqishëm dhe komandohet me anë të satelitëve të lidhur me qendrën e vrojtimit ajror.

Veç komandimit teknik, avioni ka sensor të fuqishëm për të shmangur turbullirat që shkaktohen nga moti i keq. Gjithashtu, avioni është ideuar për të kryer dhe ulje emergjente në raste avarish.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit