Transmetuar më 18-05-2013, 09:58

Elbasan, 18 maj 2013, NOA – Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pas sekuestrimit të një sasie prej 5 kilogramë hashash dhe 30 doza heroinë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Operacioni i policisë i koduar “Nisma” ka vënë në pranga Emiljano Bërdufin 24 vjeç dhe Redi Zenelin 19 vjeç.

Dy të rinjtë janë arrestuar pasi kontrollit ku u janë gjetur 30 dozat e heroinës, të cilat ishin destinuar për shitje.

Ndërkohë në një tjetër aksion në kuadër të këtij operacioni është bërë dhe sekuestrimi i hashashit. Lënda narkotike është bllokuar në një makinë në lagjen “5 Maji”. Droga ndodhej në një furgon në këtë lagje. Drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në momentin që ka pikasur afrimin e policisë.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit