Transmetuar më 18-05-2013, 00:07

Edhe pse njihet si armik i marrdhënieve sociale për shkak të aromës së keqe që ka, hudhra megjithatë është një mikeshë e madhe për mirëqenien e njeriut. Hudhra është një antibiotic i vërtetë natyral.

Armik i baktereve

Një nga vlerat kryesore antibiotike të hudhrës, është “lufta” që u bën mikro organizmave të rrezikshëm, si bakteret, viruset, parazitët, etj.

Aleat i zemrës dhe i arterieve

Hudhra është një mik i shkëlqyer për zemrën dhe arteriet, sidomos sa i takon faktit që ajo mban nën kontroll tensionin. Gjithashtu hudhra kufizon rreziqet e koagulimeve të rrezikshme në enët e gjakut.

Vlerat për linjat dhe mëlçinë

Vlerat dobësuese të hudhrës, janë indirekte, por mjaft efikase. Ajo është shumë e mirë për të luftuar mbipeshën, pasi hudhra ul ndjeshëm sheqerin në gjak. Ndër të tjetra ajo funksionon si një dizintoksikues sa i takon mëlçisë.

Anti tumorale

Sipas disa studimeve të kohëve të fundit, hudhra duket se ka efekt parandalues kundër kancerit.

Kundër impotencës

Duket sikur nuk është e vërtetë, por hudhra është një përbërës gati magjik në stimulimin e dëshirës seksuale si dhe është shumë e mirë për të luftuar impotencën.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit