

Pyetjet e fëmijëve shpesh na lënë pa fjalë, nuk dimë si t’u përgjigjemi dhe heshtim. I tillë është edhe rasti që po përmendim.
Ndodh që kur një familje pritet të shtohet me një antar të ri, ky i fundit edhe pse ndodhet ende në barkun e mamit, duhet të prezantohet patjetër me vëllain ose motrën që tashmë është pjesë e familjes.
Edhe pse të voglit i është shpjeguar se do të bëhet me motër, ose vëlla, sërish si duhet t’i shpjegojmë atij mbi dyshimet… teknike se si ajo do të vijë realisht në botë.
Psikologia Anna Oliverio Ferraris, sugjeron para së gjithash që të krijohet klima e dialgout, pavarësisht pyetjeve që ka fëmija.
Fëmijët janë shpesh kureshtarë për praninë e një krijese tjetër brenda barkut të mamit. Pyesin se si jetojnë, a i ha makaronat bebi brenda në bark? E mes këtyre pyetjeve edhe ajo, më e sikletshmja: “Po si do të dali motra nga barku? (Neve shpesh na thoshin nga sqetulla, nëse ju kujtohet mirë).
Sipas psikologes mirë është që kur shpjegoni të përdorni fjalë sa më të thjeshta, psh: “Ka një portë në bark e cila hapet dhe del bebi”, ose nëse duhet të jeni më të saktë mund t’i thoni: "Një beb në barkun e mamit rritet pak nga pak, me ngadalë. Dhe kur është gati, atëherë ai vendos të dali, mami e kupton dhe e lejon të dali nga një vrimë e vogël që gjendet mes këmbëve, e cila është bërë kastile që të lindin fëmijët".
Pas kësaj mund të shtoni se lindja e një fëmije është një festë dhe në shumë vende vijnë plot miq e të afërm për të parë bebin që do të vijë në shtëpi.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





