

Dieta kundër dhimbjes së stomakut duhet të krijohet që të zbusi dhimbjet si dhe të ndihmojë në tretje. Shkaqet e dhimbjes së stomakut mund të jenë të shumta dhe nëse ajo vazhdon për një kohë të gjatë, atëherë ju duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Por kur dhimbja ka të bëje drejtpërdrejtë me ushqimin ka shumë mundësi që të largoni dhimbjen pa patur nevojë për mjekun.
Çfarë duhet të hanë dhe të shmangin ata që vuajnë nga stomaku
Para së gjithashn nëse keni dhimbje stomaku duhet të shmangni patjetër ushqimet pikante, por edhe kafenë, çajin dhe pijet alkolike të cilat e irritojnë më shumë stomakun.
Kujdes të mose e teproni me ushqimet e yndyrshme. Mbani një dietë të shëndetshme, të lehtë dhe të ekuilibruar e cila do ju ndihmojë të ndiheni mirë në pak kohë. Nëse nuk keni uri mos u sforconi të hani. Një apo dy ditë në dietë ju ndihmojnë të zgjidhni problemin në mënyrë efikase.
Hani fruta dhe perime dhe të gjitha ushqimeve me përbërës rigjenerues. Dhe nëse akoma dhimbja vazhdon, atëherë besojini këshillës së gjyshes: hani një copë buke dhe do të ndiheni mirë menjëherë!
Menuja e përditshme për ata që vuajnë nga dhimbja e stomakut
Një menu e zakonshme për vetëm një ditë dietë kur ndiheni keq nga stomaku mund të jetë e tillë:
Për mëngjes një filxhan qumësht dhe një fetë buke të thekur dhe frut.
Mes mëngjesit dhe drekës hani një banane, ndërsa në drekë oriz me gjizë dhe perime.
Pasdite hani një frut ose kos dhe në darkë patate të ziera dhe peshk.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





