

Një qen që lëpin fytyrën e një fëmije, është imazhi që ka zgjedhur si kopertinë revista New York Times për të lëshuar një mesazh të furtë, “Duhet të jemi të gjithë pak pis, për të mbajtur në ekuilibër mikrobet që jetojnë brenda nesh dhe që forcojnë sistemin tonë imunitar”.
Kështu shkruan Michael Pollan, docent i gazetarisë në Berkeley University of California, duke thënë se bakteret kontribuojnë në mirëqenien tonë.
Këto mikrobe përfshijnë qindra specie mikrobesh të cilat janë si brenda edhe jashtë trupit tonë, thënë ndryshe rreth 100 milionë baktere.
Për çdo qelizë të gjallë në trupin tonë kemi 10 mikrobe rezistente që na ndihmojnë dhe nëse këto mikrobe janë mirë, edhe ne jemi mirë.
Sipas Pollan, ekspertët sqarojnë që të kemi më shumë kujdes me fëmijët, pasi pastërtia e tepërt u dobëson sistemin imunitar, ndaj nuk duhet qenë të fiksuar pas higjienës.
Sipas studiuesve thuhet se jo të gjitha bakteret janë të dëmshme, ndaj një pjesë e mirë e tyre janë të dobishëm, duke sugjeruar që fëmijët të lejohet të luajnë jashtë në dhe. Rekomandohet ngrënia e ushqimeve të fermentuara, si djathi etj. Në këtë linjë shtohet se duhet treguar kujdes me perimet dhe frutat të cilat duhet të lahen mirë, pasi përmbajnë pesticide.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





