

Gjithmonë ankohemi nëse na dhemb koka. Në fakt, duhej të ndiheshim krenarë për këtë. Dhe kjo, sepse, dhimbja e kokës si e tillë, e sidomos ajo e forta, migrena, ka zakonisht si objekt të saj njerëzit krijues, të çuditshëm, aktivë. Ata të cilët janë në fakt, artistë të vërtetë. Me pak fjalë, dhimbja e kokës kap të gjithë ata që paraqesin një nivel ndjeshmërie dhe inteligjence mbi mesataren.
Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer në
qendrën “San Raffaele Pisana” të Romës.
Sipas të cilit, migrena, mund të konsiderohet edhe si "sëmundja e të zgjuarve" sepse sulmi i saj, mund të zhvillohet vetëm në një tru të formuar plotësisht, dhe kur ai shënon një tejkalim të funksioneve të tij. Me tipare të ngjashme si ato të Kakfës, Darvinit etj.
Ndërkaq, sipas profesor Piero Barbantit, të gjithë vuajtësit prej migrenës, janë të predispozuar gjenetikisht që të bëhen një viktimë e saj.
Duke i konsideruar ata në fakt, si një "tokë pjellore" ku shfaqet dhimbja e kokës, sepse kjo e fundit, gjithmonë shfaqet kur ka një zonë të kompletuar të trurit dhe funksioneve njohëse të tij.
e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





