Transmetuar më 17-05-2013, 00:14

Përfitimet e pushimeve? Dihen nga të gjithë. Stabilitet psiko-fizik, mirëqenie mendore, relaksim total etj. Por që këto të jenë të kompletuara dhe të arrira në nivel maksimal, është e nevojshme që të ndiqen disa rregulla të caktuara. Në mënyrë, që pushimet të kenë impaktin e tyre maksimal në jetën tuaj.

1. Lëvizje dhe aktivitet fizik

Nëse ushtrohen vazhdimisht gjatë verës, atëherë ju mund të vini re një efekt të dobishëm tek trupi dhe mendja juaj.

Sikundër, duhet të dini se duke bërë më shumë stërvitje në natyrë, ju keni edhe më pak yndyra në trupin tuaj.

 

2. Pishinë, tenis, vrapim 40 minuta

Ekspertët sugjerojnë të mos e teproni me ushtrimin e sporteve. Po ju japin një afat të caktuar kohor, prej 40 minutash në ditë. Ose edhe 2 -3 herë në javë në një sport të tillë si noti, tenisi apo vrapimi. Dhe do t’ shihni menjëherë efektet e tyre pozitive.

 

3. Përkushtohuni gjërave të rëndësishme

Sipas ekspertëve të menaxhimit të kohës, njeriu i kushton 80% të ekzistencës së tij gjërave dhe detyrave me pak vlerë dhe vetëm 20% e tyre, janë në fakt, me të vërtetë të rëndësishme. Prandaj, ju rekomandohet që të ndaleni për një moment dhe të reflektoni çdo ditë në hierarkinë e  prioritetit të gjërave që keni për të bërë duke u përpjekur për ta përmirësuar këtë ndarje.

 

4. Përmirësoni ciklin tuaj të gjumit

Gjatë verës, natyrshëm që ju duhet të keni një tjetër ritëm mes gjumit dhe orëve të të ndenjurit zgjuar. Administrojeni sa më mirë atë, dhe jo në kurriz të këtyre të fundit.

5. Një festë më shumë çdo ditë

Për ta mbajtur veten tuaj në formë gjatë stinës së pushimeve, është e rëndësishme që ta kënaqni atë, me nga një festë të vogël çdo ditë.

e.t/noa.al

 

 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit