

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët në të gjithë vendin por duke ju afruar mesditës do të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, më të theksuara në zonat veriore dhe verilindore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike ku dominues do të jetë moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit. Gjatë orëve të vona të natës do të ketë sërish kalime vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 1 ballë.
Europa
Europa Jugperëndimore dhe Qendrore do të jenë me vranësira dhe shira intensive, kjo për shkak të qarkullimit të masave ajrore të paqëndrueshme që vijnë nga Oqeani. Po ashtu, me të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike paraqiten Britania e Madhe dhe vendet Balltike, por shirat në këto rajone do të jenë të përkohshme.
Për sa i përket pjesës tjetër të kontinentit të Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





