

Bill Gates është sërish njeriu më i pasur në botë, me një pasuri personale e vlerësuar 72.7 miliardë dollarë.
Ky rezultat publikohet nga Bloomberg Billionaires Index, ku thuhet se 57 vjeçari, themelues i Microsoft, e kalon me 550 milionë dollarë pasurinë e manjatit meksikan Carlos Slim i cili zotëron 72.1 miliardë dollarë.
Këtë vit siç raporton Noa.al, Gates ka fituar plot 10 miliardë dollarë.
Në vendin e tretë renditet Warren Buffet me 60.2 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e katërt Zara Amancio Ortega me 56 miliardë dollarë, i ndjekur nga themeluesi i Ikea, Ingvar Kamprad me 55.6 miliardë dollarë.
Në vendin e gjashtë dhe të shtatë renditen vëllezërit amerikanë Charles dhe David Koch me 45.2 miliardë dollarë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





