Transmetuar më 17-05-2013, 17:52

Një grup femrash kanadeze, 40 prej të cilave shtatzënë pavarësisht se kishin marrë pilulën kontraceptive, ngritën padi kundër shoqërisë farmaceutike Apotex, të cilës i kërkojnë 800 milionë dollarë dëmshpërblim.

Në total janë 60 gra të cilat banojnë në provincën Ontario, të cilat kanë vendosur ti drejtohen drejtësisë, pasi 40 prej tyre janë shtatzënë, ndërsa 20 e ndërprenë menjëherë shtatzëninë.

Siç informon Noa.al, që të gjitha merrnin pilulën Alysena, siç tha për mediat avokati i tyre Sandy Zaitseff.

Gjatë muajit prill 50 mijë paketime të Alysena, u tërhoqën nga tregu, pasi u zbulua se këto pilula ishin difektoze.

Avokati i grave deklaroi se klientet e tij kanë pësuar dëm të madh nga ky gabim, përveç atij ekonomik, edhe moral.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit