Transmetuar më 17-05-2013, 17:25

Gjithë ata persona që pinë marijuanë pësojnë dobësim të shpejtë, dhe e kanë shumë të ulët mundësinë për tu prekur nga diabeti.

Ky fakt tregohet nga një studim i University of Nebraska, Harvard School of Public Health, e Beth Israel Deaconess Medical Center në Boston, i publikuar në revistën “The American Journal of Medicine”.

Gjithë ata persona që tymosin marijuanë, mesatarisht marrin 600 kalori më shumë në ditë, pasi marijuana iu hap oreksin, por pavarësisht kësaj janë më të dobët.

Në një farë mënyre siç raporton Noa.al, ekspertët thonë se thithja e marijuanës zvogëlon rrezikun për tu prekur nga obeziteti.

Studiuesit mbajtën në vëzhgim 4600 persona të shëndetshëm, 12% e të cilëve përdornin rregullisht marijuanë, ndërsa 42% e tyre e kishin pirë në të shkuarën.

Nga analizimi i gjendjes së tyre shëndetësore, rezultoi se ata persona që pinin marijuanë janë gjithnjë e më të dobët, ndërsa niveli i sheqerit në gjak ishte më i ulët..a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit