Transmetuar më 17-05-2013, 15:56

Ngjarja është e përmasave të tilla, sa mund të jetë e denjë për një skenar filmi në Hollywood, edhe pse shpesh realiteti është më i arrirë.

Në festivalin e Filmit të Kanës, është kryer një grabitje marramendëse, ku në fokus kanë qenë bizhuteri me vlerë 1 milionë dollarë, të vjedhura gjatë natës së të enjtes duke gdhirë e premte.

Hajdutët kanë hyrë në dhomën e hotelit ku ndodheshin bizhuteritë, duke marrë gjithë valixhen që i mbante brenda.

Këto argjendari ishin të destinuara për të nderuar divat që do sfilonin në tapetin e kuq.

Një grabitje e paimagjinueshme edhe për shkak të nivelit të sigurisë dhe bizhuterive të vjedhura, çka ka bërë që policia të thellohet në hetime intensive.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit