

Deçan, 17 maj 2013, NOA.al- Një familje nga Deçani ka denoncuar në polici se i afërmi i tyre 32 vjeçari Davied Agush Osaj është zhdukur prej tre ditësh pa lënë gjurmë.
Osaj nga Deçani kishte dalë me mjetin e tij traktor për të shkuar në bjeshkën e Bellesë, por që nga ai moment nuk është kthyer më në shtëpi.
Siç informon Noa.al familjarët e tij e kanë kërkuar gjithkund nëpër bjeshkët e Bellesë por nuk e kanë gjetur as 32 vjeçarin dhe as traktorin, me të cilin kishte dalë nga shtëpia.
Mësohet se i zhdukuri vuan edhe nga çrregullime mendore, duke bërë që të afërmit të japin karakteristika për pamjen e tij.
Personi i zhdukur është i gjatësisë 1.70 cm dhe peshon rreth 80 kg, është biond, në pjesën e poshtme te trupit të veshur ka pasur pantallona ngjyrë të kaltër,ndërsa në pjesën e sipërme xhup ngjyrë kafe.
Policia e Kosovës në më dispozicion numrin e telefonit 192, për gjithë ata persona që mund të kenë dijeni apo mund të kenë parë 32 vjeçarin.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





