Transmetuar më 17-05-2013, 15:07

Tiranë, 17 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u ndal në njësinë bashkiake nr.1 në kryeqytet për të prezantuar kandidaten për deputete Klajda Gjosha.

Nga ky takim Meta premtoi se brenda 4 viteve të ardhshme bizneset që iniciohen dhe drejtohen nga vajzat dhe gratë e Shqipërisë do shtohen, duke shprehur mbështetjen për to në mënyrë që të punësojnë gratë dhe vajzat si dhe të shtojnë vendet e reja të punës.

Kryetari i LSI-së përmendi faktin se “sot vetëm 17 % e bizneseve janë të iniciuar apo drejtohen nga vajzat dhe nga gratë, me politikat e veçanta stimuluese të LSI ne do të arrijmë që brenda 4 viteve bizneset që iniciohen dhe drejtohen nga vajzat dhe gratë e Shqipërisë të dyfishohen deri në 35 %”.

Në këtë linjë ai theksoi se LSI ka prioritet të veçantë si asnjë parti tjetër pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në jetën politike.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit