Transmetuar më 17-05-2013, 14:54

Tiranë, 17 maj 2013, NOA.al- Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Milano e Italisë drejt vendit tonë të 35 vjeçarit nga Fieri Juljan Selimi.

I sipërpërmenduri ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit, , e ka dënuar me 14 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me armë”, kryer në bashkëpunim.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al se Juljan Selimi, në vitin 2006 në bashkëpunim me persona të tjerë, i kanë vjedhur nën përdorimin e armës shtetasit R.O. automjetin dhe sendet personale.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Roma, në muajin mars u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit