Transmetuar më 17-05-2013, 14:17

Shkup, 17 maj 2013, NOA.al- Autoritetet doganore të Maqedonisë në pikën kufitare Tabanoc me Serbinë konfiskuan 16 kilogramë drogë të llojit marijuanë, në një makinë me targa shqiptare.

Siç raporton korrespodenti i Noa.al, droga ishte fshehur në bombolën e gazit të makinës së tipit “Golf” që drejtohej nga një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk është zbardhur, për shkaqe të hetimeve të mëtejshme nga ana e policisë së Maqedonisë.

Shtetasi shqiptar i ka deklaruar autoriteteve kufitare se nuk posedonte asgjë për të lajmëruar dhe se qëllimi i tij ishte udhëtimi drejt Serbisë. Pas dyshimeve të para dhe kontrollit të detajuar është zbuluar droga e fshehur në bombolën e gazit.  Shtetasi shqiptar menjëherë është dërguar në Gjykatën e Kumanovës, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.n.p/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit