Transmetuar më 17-05-2013, 09:32

Gjirokastër, 17 maj 2013, NOA – Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 10 kilogramë hashash e cila po trafikohej drejt Greqisë. Droga është kapur në pikën doganore të Kakavijës. Në pranga ka rënë 56-vjeçari Odise Papadhopuli, lindur dhe banues në  Gjirokastër, i cili e kishte fshehur drogën në gomën rezervë të makinës me të cilën udhëtonte.

Operacioni i policisë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30. Pas kontrollit të imtësishëm të makinës model “Benz” me targa AA 214 EJ, në gomën rezervë u gjetën 12 pako të mbështjella me letër natriban.

Pas hetimeve të para rezultoi se Papadhopuli e ka blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta trafikonte për në Athinë.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit