

Tiranë, 17 maj 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e premte, 17 maj 2013.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Zbulohet raporti. Dyshimet për KQZ, PS: Jo numërim elektronik”.
Tituj të tjerë janë; “Bardhyl Londo, ndjesë Kadaresë për heshtjen pas pretencës penale të “Pallatit të Ëndrrave”
“Selami Xhepa: Fushatë për PD në Dibër, por duhet të isha në listë”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Paratë e privatizimeve për fushatë”.
Tituj të tjerë janë; “Xhevair Çeloaliaj: Në Vlorë s’do të ketë rrjedhje votash për Malajn”.
“Shoku i Stresit i merr benzin Leonard Bombajt”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor: “Lufter Xhuveli: Fitojmë të 8-in në Durrës Po na hedhin baltë. PAA merr 3 deputetë”.
Tituj të tjerë janë: “Komuniteti Mysliman kundër Kadaresë: Fshihej nën dantellën e komunizmit”.
“Balerina e vrarë, i ati: Prita të 40-at e vajzës, tani e kap vet autorin”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “PD: Vizat me SHBA, i heqim brenda 4 vjetësh”.
Tituj të tjerë janë; “Berisha: Ben Blushi premtoi se do të merrte teserën e PS nëse bëhej autostrada e Elbasanit me tunel”.
“Rama: Ne kemi një arsye për të gjithë që ta votojnë PS!”.
Gazeta “MAPO” ka si argument kryesor; “Mbërrijnë muxhaedinët. 24 orët e para në qendrën e Babrrusë”.
Tituj të tjerë janë; “Malaj: nuk tërhiqem nga presionet dhe ofertat”.
“Berisha-Blushit: Ku e ke teserën e PD? The se do ta merrje nëse ndërtoja tunelin!”.
Gazeta “Tirana Observer” ka si argument kryesor; “Gjika kundër Malaj: Po shitesh te Berisha. Malaj: Je servil i Ramës”.
Tituj të tjerë; “Si u përjashtua nga partia babai i Pandeli Majkos kur mbrojti shokët”.
“Si ta kontrollojmë diabetin nëpërmjet dietës speciale me perime dhe peshk”
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor: “Gjika: Arben, eja në PS mos i shërbe Berishës”.
Tituj të tjerë janë: “Blendi Nallbani, “Tata”: Për PD dhashë shpirtin, për PS jap jetën”.
“Futbollistët e klubit Tirana peticion Berishës: Duam lekët”.
Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor; “Rama: Nuk do të njohim asnjë gjobë të vënë biznesit që nga 1 maji”.
Tituj të tjerë janë: “PS denoncon me emra zyrtarët që nxjerrin me dhunë administratën në mitingje”.
“KQZ të monitoroi incidentet e fushatës, po dhunohet administrata”.
Gazeta “Rilindja Demokratike” ka si argument kryesor; “Elbasani, uragan. Berisha: Pyeteni Blushin ku e ka teserën e PD”.
Tituj të tjerë janë; “Topalli në Koplik: Fitore spektakolare në mandatin e tretë”.
“Investimet e huaja, rritje me 33 milionë euro më shumë se një vit më parë”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





