Transmetuar më 17-05-2013, 00:17

Ata asnjëherë nuk i kishin besuar grave të tyre për dhimbjet që ato kishin provuar gjatë lindjes së fëmijëve. Tek e fundit të gjithë burrat nuk e besojnë.

Për këtë arsye, kanë pranuar të stimulojnë dhimbjet e lindjes për t’u treguar grave se janë të përballueshme dhe se ato e teprojnë kur flasin për to.

Pak nga pak burrat nga Michigani, kanë filluar të ndiejnë dhimbjet dhe kanë nisur të bërtasin.

“Shpresoj që nga 1 deri në 10, dhimbja që po ndiej tani të jetë në nivelin e shtatë”, ka thënë njëri prej tyre.

“Në të vërtetë jo, është vetëm e katërta”, ia ka kthyer mjekja.

Kur gjithçka ka përfunduar, të zhgënjyer dhe humbësa në bastin e me gratë, burrat kanë thënë se ishte shumë, por shumë më keq nga sa kishin menduar.

“Ishte një torturë për mua, tani nuk e di nëse dua që bashkëshortja ime të ngeli shtatzanë sërish”, ka thënë njëri prej tyre.

Megjithatë, gjatë kësaj experience të dhimbshme të dy kanë patur pranë gratë që i kanë ngushëlluar gjatë gjithë kohës.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit