Transmetuar më 16-05-2013, 23:12

Verë, kohë pushimesh, relaksi dhe kohë e lirë për të bërë gjithçka dëshiron. Fotografitë janë një pjesë e rëndësishme e pushimeve, janë ato që ruajnë kujtimet e bukura, prandaj ja disa sugjerime të thjeshtë për të bërë fotografi të paharrueshme.

1. Shihni përreth

Të shihni përreth është zjidhja ideale për të fotografuar dikë kur është vetëm… në mes të mijëra njerëzve. Zakonisht duket sikur fotot në plazh janë gjithmonë të njëjtat, pasi është thuajse gjithmonë i njëjti sfond. Por nëse shihni mirë do të zbuloni se nuk është aspak kështu. Prandaj shihni mirë përreth.

2. Zgjidhni orën e duhur

Agimi dhe perëndimi i diellit janë me siguri momentet më të bukura të ditës për të bërë fotografi në plazh. Para së gjithash sepse ka më pak njerëz, pastaj sepse thyerja e rrezeve të diellit është e përshtatshme për të bërë fotografi. Sidomos mbrëmja është ideale nëse duam t’i japim një sfumaturë të ngrohtë dhe të artë subjekteve.

3. Vëzhgoni horizontin

Një tjetër problem shumë i zakonshëm gjatë fotografimit të hapësirave të hapura, është përthyerja e padëshiruar e vijës së horizontit. Mbajeni parasysh, është një detaj i vogël por që ndryshon fotografinë.

4. Kohë e keqe

Një moment i shkëlqyer për të bërë fotografi në plazh disi të ndryshme nga të zakonshmet, është pikërisht koha e keqe. Shfrytëzoni rastin dhe bëni fotografi që në kohë me diell nuk do t’i kishit bërë kurrë.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit