Transmetuar më 16-05-2013, 22:02

E keni pyetur ndonjëherë veten se cilat janë ushqimet që nuk ju shëndoshin? Në të vërtetë, ushqime të tilla janë të shumta, janë të shijshme dhe të freskëta, të përsosura për sezonin e nxehtë. Zbuloni se cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni për të qenë gjithnjë me linja të përsosura.

Mishi i pulës

Mes mishrave të bardhë, mishi i pulës është më i miri pasi ka shumë pak yndyrna. Është një ushqim që mund të konsumohet shumë shpesh, i gatuar në mënyra të ndryshme.

Sushi dhe Sashimi

Kuzhina japoneze jo vetëm që është në modë por është edhe një aleat mjaft i rëndësishëm për ata që duan të humbasin kilet e tepërta pasi bëhet fjalë për ushqime me shumë pak kalori.

Qitro

Qitroja është konsideruar si një frut i mrekullive që kur një studim, ka pohuar se konsumi tre herë në ditë i qitros për 12 javë rresht ju bën të humbisni deri në katër kile.

Molla

“Një mollë në ditë ju heq qafe mjekun”, thotë një proverb i vjetër, ne shtojmë edhe që heq edhe kilet e tepërta. Konsumi i një molle 15 minuta para se të hani drekën apo darkën ju ndihmon  të merrni më pak kalori gjatë ushqyerjes.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit