Transmetuar më 16-05-2013, 21:19

Bashkejetesë, po apo jo? Ky dyshim rëndon mbi kokat e shumë çifteve. Është një hap shumë i rëndësishëm në jetë, një evolucion i natyrshëm i marrëdhënies që keni me partnerin tuaj. Vendimi për të lënë pas jetën që ke, do të thotë të sakrifikosh një pjesë të hapësirave dhe zakoneve me të cilat je mësuar. Por cilat janë rregullat për një bashkëjetesë të gjatë dhe të lumtur?

1 – Gjej momente për të qëndruar vetëm. Në këtë mënyrë do të keni vazhdimësi me jetën e mëparshme dhe nuk do t’ju duket sikur keni humbur. Duke qëndruar vetëm do të keni më shumë mall për partnerin çka ju bën ta doni akoma pranë.

2 – Gjej një aktivitet të përbashkët. Kjo do të zhvillojë  zakone të reja që mund t’i keni të përbashkëta. Në këtë mënyrë do të keni më shumë kohë për mirëqenien në çfit.

3 – Ndani detyrat e shtëpisë. Për të hedhur bazat e një bashkëjetese të gjatë dhe të lumtur është mirë të ndani detyrat e shtëpisë, kështu do të keni mundësi edhe të bashkëjetoni më shumë me njëri-tjetrin.

4 – Arrini kompromise. Që nga momenti që vendosim të bashkëjetojmë, duhet të dimë se kemi vendosur të ndajmë jetën. Kompromisi është arma më e mirë për të mësuar si të jeni të duruar dhe tolerant kundrejt tjetrit.

5 – Flisni hapur. Mësohuni të flisni hapur dhe të tregoni mendimet tuaja, kjo shërben për të mos krijuar tensione të kota në çift ju ndihmon të lidheni më shumë.

Tani, nëse ndiheni akoma gati për hapin e madh, vazhdoni dhe jetoni të lumtur. Ndoshta pasi ta keni kaluar këtë provë mund të kaloni drejt martesës.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit